Anonimja "e guximshme" që fsheh identitetin, merret me fytyrën e Anila Bashës pas grimit skenik

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:53 19-01-2016 Anonimja

“Lolita” anonimja që fsheh identitetin ka thënë në një intervistë të disa kohëve më parë për newsbomb.al se njerëzit e marrin më seriozisht seç duhet dhe ndoshta mënyra sesi ajo e ka parë “Opinionin” mbrëmë s’përbën interes por meqë “oazi” i saj i vetëm është Facebook-u, pse mos t’i kushtojmë një "Facebook Bomb"?!

Lolita, guximtare dhe goditëse e madhe me statuse por gjithnjë e fshehur mirë pas anonimatit, na qenkesh prekur fort kur Anila Basha së bashku me Preç Zogajn, të ftuar në emisionin “Opinion” kanë mbrojtur tezën e Umberto Ecos se abuzohet me anonimatin dhe informacionet. Dhe shikoni sesi një anonime merr përsipër të komentojë studimet e Umberto Ecos, semiologut më të madh italian i cili flet për njerëzit pa identitet, dhe të thotë ç'do për njerëz që shohim çdo ditë në ekrane, me zë dhe figurë.  Eco thotë për njerëz si Lolita se  "një bakall, një kirurg a një nëpunës banke shumë i mirë mund t’ia këpusë kot për çështje për të cilat nuk është kompetent apo për të cilat nuk ka informacion të mjaftueshëm. Përhapja e budallallëqeve i bën gjërat lëmsh", shkruan Eco. Fiks këtë ka bërë edhe Lolita me statusin e saj.

“Po shoh Opinionin. Me beri pershtypje qe Anila Basha dhe Prec Zogaj moren shpaten e Demokleut per te ndare budallenjte nga te mencurit.. dhe vollen vrer per rrjetet sociale, sepse sipas tyre abuzohet me anonimatin dhe informacionet.. A thua se e kane vetem ata monopolin e se vertetes dhe te dhenies se informacionit. A thua se emri dhe fytyra e kane penguar Precin ta dredhe nga fryn era, apo Anila Bashen e ka penguar identiteti te shkruaje artikuj skandaloze te tipit "Si e bera me 12 vjecarin", a thua se ishte nje manual kamasutre dhe jo nje rast i tmerrshem pedofilie. E kuptoj deri diku dhe skepticizmin e Sokol Shametaj, sepse rrjetet sociale kane prodhuar falas me shume humor dhe batuta se ai emisioni medioker per te cilin paguhej. Per here te pare jam dakord me Albatros Rexhaj, ku pranon se rrjetet sociale jane pjese e suksesit te tij. Shqiptaret jane te njejtet, si ne feisbuk, si jashte tij. Por Precin dhe Anilen nuk i shqeteson fakti qe ne feisbuk kane mundesi te shprehen edhe budallenjte, por kane frike se te vertetat qe ata s'guxojne te thone thuhen ne rrjete sociale, kane frike se ka njerez qe e meritojne me shume se ata te jene ne ate panel.. Dhe qe rrjetet sociale kane me shume ndjekes se Anila dhe Preci kjo nuk diskutohet, mbase ju kane ardhur ne maje te hundes fytyrat e tyre te grimuara, emrat e tyre dhe brockullat qe nxjerin nga goja”, shkruan Lolita.

Por, gjersa Anila Basha e ka një fytyrë të cilën mund ta grimojë, Lolita si pa fytyrë e identitet mund të thotë ç’të dojë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032485008239746
array(1) { ["section"]=> string(98) "anonimja-e-guximshme-qe-fsheh-identitetin-merret-me-fytyren-e-anila-bashes-pas-grimit-skenik-30370" }