Anti-Mafia Italiane: Terroristët islamikë të Lindjes, hyjnë nga Bari

Publikuar tek: aktualitet, më 15:11 26-02-2015 Anti-Mafia Italiane: Terroristët islamikë të Lindjes, hyjnë nga Bari Faksimile e artikullit të gazetës ''Corriere Del Mezzogiorno'' për raportin e Anti-Mafies Italiane

Drejtoria Kombëtare e Anti-Mafias në Itali deklaron se Porti i Barit ka shërbyer si urë kalimi e terroristëve islamikë nga Lindja drejt Perëndimit. Sipas informacioneve që kanë mundur të mbledhin disa gazetarë italianë, pasi deri më tani raporti ende nuk është publikuar, thuhet se Porti i Barit është bërë vend tranziti për drogat, armët, mallrat e falsifikuara dhe trafikimin e ilaçeve. Anti-Mafia italiane jep alarmin se mund të futen në territorin italian ithtarë të Kalifatit Islamik, shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës, islamistë të Ballkanit por edhe islamikë me prejardhje jashtë Ballkanit me dokumente false si shqiptarë. Raporti mbulon periudhën korrik 2013-qershor 2014.

‘’Përveç kësaj shtohet hipoteza shqetësuese, por ende e pambështetur nga gjetje objektive, të bëra nga ministri i Brendshëm, i cili hedh hipotezën se  porti i Barit mund të jetë një hyrje e lehtë në vendet evropiane për terroristët islamikë. Është e dëshirueshme , shkruajnë magjistratët e Drejtorisë Anti-Mafia që mund të zbatohet nën koordinimin e prokurorit të Barit, bashkëpunimi mes forcave policore dhe ndërportuale me ato të autoriteteve doganore. Bashkëpunim për të parandaluar dhe për t’i bërë rezistenvë çdo përpjekje të infiltrimit të qëndrueshëm të kriminalitetit të huaj në portin e Barit, duke e kthyer në të njëjtën rol tradicional dhe dinjitoz si "Porta e Lindjes" për shkëmbime tregtare dhe kulturore me vendet në lindje të "Adriatikut".’’, shkruan Corriere Dell Mezzogiorno.

Në raport listohen edhe aktivitet e tjera kriminale që realizohen nga porti i Barit.

‘’Duhet të theksohet një fakt i shënuar nga analiza e kryer nga Qendra operative ‘’DIA’’ e Barit se në dritën e konfiskimeve të shumta, heterogjene dhe të përditshme dhe arrestimeve në portin e Barit është vënë re tranziti i natyrshëm për të gjithë trafikun e paligjshëm që kalon nëpër vendet e Ballkanit dhe në veçanti: droga, armët, mallrat e falsifikuara, trafikimi i mbeturinave, ilaçet. Këto kanë ngritur hipotezën se një port i tillë mund të bëhet një enklavë territoriale e kontrolluar nga kriminelë të huaj.’’, thuhet në raportin e drejtorisë italiane Anti-Mafia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shembet lokali në Vlorë, përplasje midis pronarit dhe policisë
Harroni rivierën franceze, zgjidhni Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.011363983154297
array(1) { ["section"]=> string(71) "anti-mafia-italiane-terroristet-islamike-te-lindjes-hyjne-nga-bari-4503" }