'Anti-shpifja', gazetari shqiptar i 'Le lene' APEL kolegëve: Merrni shembull nga Pjetër Arbnori dhe vetësakrifikohuni, boll me postime në 'Facebook'

Publikuar tek: aktualitet, më 09:33 18-12-2019 'Anti-shpifja', gazetari shqiptar i 'Le lene' APEL kolegëve: Merrni shembull nga Pjetër Arbnori dhe vetësakrifikohuni, boll me postime në 'Facebook' Taulant Kopliku

Gazetari shqiptar i emisionit italian “Le Iene” i është bashkuar revoltës së medias mbi paketën Anti-shpifje, të propozuar nga kryeministri Rama, e që pritet të miratohet sot në Kuvend.

Kopliku i bën thirrje gazetarëve të mos përpiqen të zgjidhin problemin e kësaj pakete famëkeqe me peticione dhe postime në 'Facebook', por me aksione të mirëorganizuara dhe mbi të gjitha përmes sakrificave.

Gazetari sjell në vëmendje historinë e Pjetër Arbnorit i cili sakrifikoi rininë e tij, më burgje vetëm që fjala dhe mendimi i lirë të triumfonte dhe të merrte vlerën që i takonte.

'Pjeter Arbnori hyri ne greve urie i vetem ne nje zyre te parlamentit per te mbrojtur lirine e fjales. Ata qe e njohin kete histori e dine shume mire se kjo nisem individuale e Mandeles shqiptar, ka qene ndoshta e vetmja greve e vertete urie, ne te cilen Arbnori rrezikoi seriozisht jeten.

Ky akt ekstrem vetesakrifikimi eshte ndoshta nje udherrefyes per te gjithe gazetaret e ketij vendi. Nje shembull sesi problemi i paketes famekeqe antishpifje nuk zgjidhet as me peticione e as me postime ne fb por me aksion te mireorganizuat dhe me sakrifica individuale.

Problemi eshte a jane te gatshem te pozicionohen ajo shumice kolegesh qe (megjithe respektin), jane aq te frustruar nga oligarkia qe drejton mediat kryesore, saqe edhe per tu organizuar ne nje situate te tille dramatike per te ardhmen e fjales se tyre, me perpara duhet te testojne humorin e pronarit.

Gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile kanë thërritur paraditen e sotme një protestë përpara Kuvendit, ndërsa nuk dihet ende nëse do të ketë një përshkallëzim të saj deri në grevë urie', shkruan Kopliku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « RENEA aksion 'blic' në Kukës, arrestohet vrasësi i rrezikshëm (EMRI)
I pastër nga vettingu, konfirmohet në detyrë shefi i Policisë Kriminale Tonin Vocaj »
Article Logic
Execution time: 0.011631965637207
array(1) { ["section"]=> string(146) "anti-shpifja-gazetari-shqiptar-i-le-lene-apel-kolegeve-merrni-shembull-nga-pjeter-arbnori-dhe-vetesakrifikohuni-boll-me-postime-ne-facebook-189720" }