Antidroga mësyn në shtëpinë e trafikantit në Durrës dhe kap në befasi anëtarët e tjerë të bandës. Sekuestrohen 30 kile "mall" (EMRAT e 4 të arrestuarve dhe VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:38 24-01-2017
Durres by newsbomb-al

Finalizohet me sukses operacioni i koduar”Depertimi”, sekuestrohen 30 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe fillon proçedimi penal ndaj një tjetri.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bëjnë me dije se në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike,  pas informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Depertimi”.

Arrestohen në flagrancë shtetasit:

• Fatmir Buzi, 44 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;

• Rejdi Buzi, 19 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, djali I F.Buzi;

• Shkelzen Hoxha, 30 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;

• Berlin Metaj,  18 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë(për shkak të moshës) në ngarkim të shtetasit:

•S.M. 15 vjeç, banues në Kënetë.

Arrestimi I tyre u bë pasi:

Më datë 23.01.2017, në lagjen Nr.14, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Buzi ku  të pranishëm ishin edhe shtetasit e mësipërm, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

•  rreth 30 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;

•  telefona celularë.

“Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pa rrip sigurimi, i ofron para policit por bie në pranga i riu me “Citroen” (VIDEO)
Aksident me vdekje te “Vasil Shanto”, 23-vjeçari përplas me makinë një grua »
Article Logic
Execution time: 0.010415077209473
array(1) { ["section"]=> string(163) "antidroga-mesyn-ne-shtepine-e-trafikantit-ne-durres-dhe-kap-ne-befasi-anetaret-e-tjere-te-bandes-sekuestrohen-30-kile-mall-emrat-e-4-te-arrestuarve-dhe-video-66466" }