Antikontrabanda në aksion, sekuestrohen me qindra litra naftë në Durrës, Kavajë dhe Lushnje

Publikuar tek: aktualitet, më 20:42 26-10-2016 Antikontrabanda në aksion, sekuestrohen me qindra litra naftë në Durrës, Kavajë dhe Lushnje

Hetimet e Drejtorisë së Doganave kanë bërë të mundur sekuestrimin e qindra litrave naftë kontrabandë e futur në vendin tonë. Aksionet janë zhvilluar në Durrës, në aksin Lushnje-Berat dhe pranë depozitave në Kavajë.

Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Olsi Beshi, pasi gjatë kontrollit dhe analizave të bëra rezultoi se ky shtetas dispononte në furgon një sasi prej 240 litrash naftë e cila rezultoi 100% e pamarkuar.

Nga hetimet e njëpasnjëshme të Drejtorisë së Doganave në të gjithë vendin, u bë e mundur edhe arrestimi i një shtetasi tjetër për futjen e një sasie prej 220 litrash naftë kontrabandë.

I arrëstuari është shtetasi Altin Këlliçi, administrator i shoqërisë "Këlliçi 2009" shpk subjekt që ushtron aktivitetin në fushën e inerteve.

Aksioni u krye në aksin Lushnje-Berat nga kontrolli i ushtruar nga grupi i antikontrabandës, të cilët po ushtronin kontrolle për automjetet me tonazhe të rëndë.

Ndërkaq, hetimet u realizuan edhe pranë depozitave të firmës në Kavajë ku u kapen një sasi prej 800 litrash naftë të tjera të pa markuara në masen 31 për qind.

14876086_10155297804648765_1610021478_o.gif

14876395_10155297804963765_1109296089_o.gif

14858688_10155297803848765_1882137215_o.jpg

14858729_10155297804768765_2940082_o.jpg

14859403_10155297804878765_1718157879_o.jpg

14876086_10155297804648765_1610021478_o_copy.gif

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.083230972290039
array(1) { ["section"]=> string(95) "antikontrabanda-ne-aksion-sekuestrohen-me-qindra-litra-nafte-ne-durres-kavaje-dhe-lushnje-57490" }