Forcat e antiterrorit ndalojnë amerikanin Jason Randy Morrison.
Morrison u kontraktua nga Partia Demokratike si trajnues për organizimin e protestës së sotme. Marinsi Jason Randy Morrison, i lindur më 1977, ka hyrë në Tiranë më 2 maj, dhe është punësuar nga PD pikërisht për këtë protestë.
Antiterrori ka marrë në pyetje amerikanin dhe mësohet se po e mban nën vëzhgim nën masa të rrepta sigurie për t’u siguruar se gjithçka në protestën e sotme do të jetë paqësore.