Antiterrorizmi në aksion, të gjithë në kërkim të gazit nervor që u përdor për të vrarë ish-AGJENTIN rus dhe VAJZËN e tij (HISTORIA)

Publikuar tek: bota, më 12:22 08-03-2018 Antiterrorizmi në aksion, të gjithë në kërkim të gazit nervor që u përdor për të vrarë ish-AGJENTIN rus dhe VAJZËN e tij (HISTORIA)

Vrasja në tentativë e një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij në rrugët e Salisbury në Britani, po shtyn autoritetet e antiterrorizmit në vend të punojnë për gjetjen e origjinës së agjentit nervor të përdorur për ish-spiunin Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, raporton BBC.

Të dy janë ende të sëmurë rëndë, raporton BBC pasi u gjetën në një stol në Salisbury. Por edhe një officer i policisë që ishte afruar afër dy personave u prek nga ky agjent nervor i përdorur, edhe pse, sic raportojnë autoritetet, tashmë ka filluar “të bisedojë me njerëzit”, por situate është ende serioze, thotë sekretarja e brendshme.

“Asgjë nuk do të jetë një përgjigje e butë. Më lejoni të jem e qartë: ne jemi ende të fuqishëm për çdo krim që ndodh në rrugët e Britanisë”, citohet sekretarja Amber Rudd.

Sipas informacioneve, është gjetur lloji i agjentit nervor të përdorur, por që në këtë fazë të hetimit nuk do të bëhet publik.

Një burim nga hetimi tregoi për BBC se ka të ngjarë të jetë më i rrallë se gazi Sarin që mendohet se është përdorur në Siri dhe në një sulm në një metro te Tokios në 1995.

Koloneli Skripal, 66 vjeç, u dënua në Rusi për secrete të kaluara për llogari të MI6, por iu dha strehim në Britaninë e Madhe në 2010 si pjesë e një “shkëmbimi spiunësh”.

Ai dhe vajza e tij 33 vjecare kishin qenë në kishë e mandej në një restorant përpara se të gjendeshin në stol në gjendje të rëndë. Një dëshmitar që e ka parë në restorant thotë se Skripal dukej se vepronte në mënyrë shumë të cuditshme dhe i shqetësuar. “Dukej se e humbi durimin, filloi të bërtiste. Donte vetëm faturën e tij dhe të ikte”.

Kush është Sergei Skripal?

Kolonel Skripal, 66 vjec, ka jetuar në Salisbury pasi u lirua nga Rusia në 2010 dhe ka qenë një officer I inteligjencës ushtarake ruse që u burgos me 13 vjet nga rusia në vitin 2006. Ai u dënua për dhënien e identitetit të agjentëve të inteligjencës ruse që punonin në fshehtësi në Evropë, për llogari të MI6.

Në korrik 2010, ishte një ndër katër të burgosurit të liruar nga Rusia në këmbim të 10 spiunëve rusë të arrestuar nga FBI.

Pas një shkëmbimi spiunësh si në stilin e luftës së ftohtë në Aeroportin austriak të Vjenës, Koloneli Skripal u zhvendos në Salisbury, ku ka mbajtur një profil jot ë dukshëm për 8 vite me radhë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013284921646118
array(1) { ["section"]=> string(135) "antiterrorizmi-ne-aksion-te-gjithe-ne-kerkim-te-gazit-nervor-qe-u-perdor-per-te-vrare-ish-agjentin-rus-dhe-vajzen-e-tij-historia-112594" }