Anulimi i PPP Thumanë-Kashar, Mehmetaj përgënjeshtron deklaratën e Spiropalit: Nuk i vëmë faj as ministrave të rinj

Publikuar tek: aktualitet, më 15:35 22-01-2019 Anulimi i PPP Thumanë-Kashar, Mehmetaj përgënjeshtron deklaratën e Spiropalit: Nuk i vëmë faj as ministrave të rinj

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka përgënjeshtruar deklaratat e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Sipas deputetes së LSI-së, Spiropali po gënjen studentët për lekët e përfituara nga anulimi i PPP Thumanë-Kashar dhe se zero lekë do t’i jepen atyre për realizimin e kërkesave.

“Kryeministri po e vërteton që është bërë me hije nga protesta e studenteve. Mirë që është bërë me hije. Tani nuk i vëmë faj as ministrave të rinj që i shkojnë pas avazit. Rama nxorri sot një ministër për të mashtruar për protestën e studenteve. Kjo është tabela e buxhetit të shtetit e votuar dy herë nga mazhoranca në parlament, ku thuhet se 0 lekë do t’i jepen studenteve për realizimin e kërkesave të tyre.

Ministja e re në vend që të japë shpjegime të çuditshme për aksin Thumanë-Kashar. Kjo shihet qartazi në koncensionet e rrugëve. Mos u gënjeni nga asnjë deklaratë të ministrit të kryeministrit”, u shpreh Mehmetaj.

Deklarata për mediat e deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj:

Kryeministri po e vërteton qe është bërë me hije nga protestat qytetare dhe veçanërisht nga ajo e studentëve. Mirë vetë është bërë me hije, po gjumi që i prishet natën tani po reflektohet edhe tek ministrat që nxjerr për deklarata në mëngjes. Natën Kryeministri fantazon gënjeshtrën e radhës dhe ditën e thotë me gojën e ministrave ose ndryshe vasalëve të tij.

Tani nuk i vëmë dot faj as ministrave të rinj, që veprojnë me hënën e Kryeministrit.

Në një përpjekje tjetër të dështuar Edi Rama nxori sot një prej ministreve ordinancë të tij për të lëshuar të pavërteta në drejtim të studentëve dhe të gjithë qytetarëve shqiptar.

Përpjekja e sotme ishte dy herë më e rëndë se deklarata e djeshme mbi aksin Thumanë-Kashar, sepse tek deklarata e sotme mashtrimi arrin në kufijtë e injorancës.

Për këdo që tentoi të kuptonte çuditë që u thanë sot, e vërteta vazhdon të jetë e thjeshtë dhe shumë e kuptueshme.

Kjo është tabela e buxhetit të shtetit e votuar dy herë nga mazhoranca në Parlament dhe ku gjendet e shkruar e zeza mbi të bardhë mund të lexoni qartazi që për aksin në fjalë janë parashikuar zero lekë në buxhetin e vitit 2019 për aksin Thumanë-Kashar.

Rrjedhimisht zero lekë do të shkojnë për paktin për universitetin. Pra zero lekë që do të jepen për studentët për realizimin e kërkesave për këtë vit.

Shiheni dhe njëherë dhe gjeni se si mund të interpretohet ndryshe kjo tabelë që është miratuar, votuar edhe nga ministrja që doli sot për të treguar gënjeshtrën e radhës të Edi Ramës. Edhe njëherë, zero lekë të planifikuara në Buxhetin e Shtetit 2019 për aksin Thumanë-Kashar. Zero lekë që do të shkojnë këtë vit për studentët.

Ministrja e re, në vend që të japë shpjegime të çuditshme dhe pa kuptim mbi një akt që nuk është finalizuar kurrë si marrëveshja Thumanë-Kashar. Për të cilën po ritheksoj nuk ishin miratuar terma dhe as kishte fond të dedikuar, le të jetë e qartë përpara qytetarëve për prioritetet që qeveria ka.

Prioriteti i qeverisë nuk janë studentët, por kanalizimi i parave të taksapaguesve shqiptarë në xhepat e oligarkëve që i shërbejnë Kryeministrit.

Kjo vihet re qartazi në koncesionet korruptive në shëndetësi, i keni edhe në tabelën që prezantova sot. Kjo shihet qartazi në koncesionet dhe PPP-të korruptive të rrugëve, ku Unaza e Re është shembulli i demaskimit të vjedhjes prej 40 milion euro. Në koncesionet korruptive të energjisë po ashtu dallohet korrupsioni i qeverisë. Po ashtu te e fundit dhe më qesharakja që është fondi i luksit, që ka dedikuar për veten e tij Kryeministri.

Për qeverinë aferat ku fitohen miliona euro janë prioritet përballë kërkesave të studentëve që i vulos me demagogji dhe zero para.  Pra mos u gënjeni nga asnjë deklaratë që del dhe lëshohet nga zyra e Kryeministrit, e vërteta është e shkruar, e zeza mbi të bardhë: Zero para të shtuara për të plotësuar kërkesat e studentëve.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'BusLijnen' kap 520 kilogram marijuanë dhe 18 kilogram kokainë, shkatërrohet banda italo-shqiptare, si kryhej trafiku ndërkombëtar i DROGËS
Theo Jacobs ‘gozhdoi’ Donika Prelën e Krimeve të Rënda, ish-ministri: Vë bast që e kalon vettingun »
Article Logic
Execution time: 0.0075428485870361
array(1) { ["section"]=> string(120) "anulimi-i-ppp-thumane-kashar-mehmetaj-pergenjeshtron-deklaraten-e-spiropalit-nuk-i-veme-faj-as-ministrave-te-rinj-149856" }