Anulimi i zgjedhjeve, Balla: Presidenti e kishte njoftuar në gjithë kafenetë e Tiranës, ama në 30 qershor do votohet

Publikuar tek: politike, më 21:57 11-06-2019 Anulimi i zgjedhjeve, Balla: Presidenti e kishte njoftuar në gjithë kafenetë e Tiranës, ama në 30 qershor do votohet

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla shprehet se presidenti Meta e kishte njoftuar vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve në të gjitha kafenetë e Tiranës para se ta shpërndante atë në media.

I ftuar në emisionin 'Dritare me Rudinën', Balla tha se pavarësisht vendimit të Metës zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.

'Para se të shpallte vendimin, presidenti Meta e kishte njoftuar atë në të gjitha kafenetë e Tiranës', tha Taulant Balla, ndërsa duke folur për gjendjen e tij shëndetësore, shtoi ' I uroj shërim të shpejt Presidentit. Do të ketë qenë me ndonjë grip të lehtë. E përsëris dhe njëherë: President zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe nuk ke nevojë të nxjerrësh më akte tëë tjera.'

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071170330047607
array(1) { ["section"]=> string(120) "anulimi-i-zgjedhjeve-balla-presidenti-e-kishte-njoftuar-ne-gjithe-kafenete-e-tiranes-ama-ne-30-qershor-do-votohet-167867" }