'Anullimi i Milot-Balldren’, Spaho reagon pas deklaratës së Braçes: Mbani mendjen e ftohtë, plani i Bashës është shpëtimi juaj

Publikuar tek: politike, më 12:54 07-12-2019 'Anullimi i Milot-Balldren’, Spaho reagon pas deklaratës së Braçes: Mbani mendjen e ftohtë, plani i Bashës është shpëtimi juaj

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili u shpreh se koncensioni i rrugës Milot – Balldren nuk do të kryhet.

Përmes nënkryetarit Edmond Spaho, PD shprehet se për anullimin e ‘PPP’-ve shpëtimi i vetëm për qeverinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit është plani i Bashës.

Sipas PD, qeveria perveç koncesionit Millot-Balldren, të anulojë koncesionin e rrugës Orikum - Dukat me vlerë 80 milionë euro për 14 km, për të dëmtuarit nga tërmeti.

Statusi i plotë i Edmond Spahos:

Ja pra qe opozita dhe zoti Basha kane te drejte. Po te mbani mendjen te ftohte dhe tju sundoje realizmi, plani prej tre pikash i zotit Basha eshte shpetimi juaj. Vleresimi sa me pare i demeve te jep mundesi te dish nevojat dhe te fillosh nga rikuperimi i tyre. Financat jane thelbesore ne kete proces sepse asgje nuk ndertohet me urata. Per te marre ndihme nga jashte duhet se pari te mobilizohen burimet e brendeshme. Mundesia e vetme per kete jane anullimi i koncensioneve. Pas rruges Milot- Balldre duhet anulluar rruga Orikum-Dukat, 80 milion euro per 14 km rruge.

Koncensioni i check-up eshte me i thjeshti per tu anulluar sepse Vilma eshte ushtare e partise, me kete koncension eshte abuzuar dhe jam i sigurte qe te gjithe shqiptaret jane te gatshem qe parate e ketij palo kontrolli te shkojne per zhdukjen e pasojave te termetit. Nese do mobilizojme me seriozitet burimet e brendeshme, bota do na ndihmoje pa kufizim, por qe te bejme kete duhet te ndahemi nga oligarket.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032241821289062
array(1) { ["section"]=> string(128) "anullimi-i-milot-balldren-spaho-reagon-pas-deklarates-se-braces-mbani-mendjen-e-ftohte-plani-i-bashes-eshte-shpetimi-juaj-188688" }