Anullimi i zgjedhjeve nga Meta, kryebashkiaku i Lezhës ultimatum KQZ-së

Publikuar tek: aktualitet, më 12:06 18-06-2019 Anullimi i zgjedhjeve nga Meta, kryebashkiaku i Lezhës ultimatum KQZ-së

Bashkitë e djathta vijojnë aksionin për zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Mësohet se kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për lirimin e ambjenteve të KZAZ-ve.

Frrokaj i vendos ultimatum KQZ-së duke i kërkuar lirimin vullnetarisht të ambienteve të shkollës 'Besëlidhja'. Nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kryetari i bashkisë kërcënon se do të ndërhyhet. Gjithashtu ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve.

Kujtojmë se ky aksion është shoqëruar me përplasje të forta prej dy ditësh mes punonjësve të bashkisë dhe Policisë së Shtetit të Shkodër.

Po ashtu përplasje janë regjistruar paraditen e sotme edhe në Tropojë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020824193954468
array(1) { ["section"]=> string(77) "anullimi-i-zgjedhjeve-nga-meta-kryebashkiaku-i-lezhes-ultimatum-kqz-se-168688" }