Anullohen udhëtimet drejt Italisë, zjarr në aeroportin e Fiumicinos

Publikuar tek: aktualitet, më 08:38 07-05-2015 Anullohen udhëtimet drejt Italisë, zjarr në aeroportin e Fiumicinos Zjarri që ka djegur 400 metër katrorë

Anullohen udhëtimet Tiranë-Romë me avion. Shkak është bërë një zjarr i madh që ka rënë gjatë natës në aeroportin Italian të Fiumicinos. Deri më tani janë anulluar dy udhëtime Romë-Tiranë, si dhe një tjetër, Tiranë-Romë, parashikuar në orën 10:50.

Situata në aeroportin Italian ende nuk është stabilizuar, për të vazhduar normalisht fluturimet dhe shërbimin ndaj pasagjerëve.Flakët deri më tani kanë shkrumbuar 400 metër katrorë dyqane. Autoritetet italiane kanë deklaruar se aeroporti do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në orën 14:00. Kthimi në normalitet, sipas italianëve, do të kërkojë disa ditë.

Zjarri ka rënë rreth orës 24 të mesnatës dhe shkak është bërë një shkëndijë elektrike në Terminalin Nr.3. Tre persona u asfiksuan lehtë, duke u bërë e mundur që t’u jepej ndihma e menjëhershme. Pasagjerët u evakuan, deri në fikjen e zjarrit.

fiumiciono

Pasagjerët të bllokuar në aeroportin ''Fiumicino''

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama merr kredi 80 mijë euro për vilën në Surrel, ja pasuritë e Bashës, Veliajt, Kosovës, Berishës
Flet i lënduari në incidentin e Ersekës: Karrigia iu hodh Bashës por më kapi mua, isha ngjitur me të »
Article Logic
Execution time: 0.011346101760864
array(1) { ["section"]=> string(72) "anullohen-udhetimet-drejt-italise-zjarr-ne-aeroportin-e-fiumicinos-10546" }