Anullohet gjyqi për Tom Doshin, shkak dorëheqja e gjyqtares

Publikuar tek: aktualitet, më 12:21 06-02-2017 Anullohet gjyqi për Tom Doshin, shkak dorëheqja e gjyqtares

Është anulluar sot seanca në Gjykatën e Lartë për deputetin, Tom Doshi.

Çështja ndaj deputetit Doshi në Gjykatën e Lartë nuk është zhvilluar pasi anëtarja e gjykatës, Mirela Fana është dorëhequr.

Fana dha dorëheqjen vetëm disa ditë më parë pasi nuk deklaroi pasurinë. 

Doshi akuzohen për kallzim të rremë për Mark Frrokun e Durim Bamin, dhe sot do të vendosej nëse çështja do të trajtohej më vete apo bashkë me ta.

Durim Bami është i bashkëpandehur me Mark Frrokun dhe Tom Doshin, të akuzuar për deklarim të rremë në lidhje me një skenar për vrasjen e deputetit Tom Doshi dhe deputetit tjetër Mëhill Fufi. Bami akuzohet për pastrim parash, pasi dyshohet që nëpërmjet kontratave për shitblerje dhe dhënie me qira apartamentesh ka tentuar të justifikojë të ardhura që nuk u dihet burimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr në komision, Beqaj-Vokshit: Nuk premtova ambulanca të reja, por mjete shpëtuese. Vokshi: Premtove që ç’ke me të
Komuniteti i gazetarëve në zi: Ndahet para kohe nga jeta Nexhat Rakaj »
Article Logic
Execution time: 0.02080512046814
array(1) { ["section"]=> string(64) "anullohet-gjyqi-per-tom-doshin-shkak-doreheqja-e-gjyqtares-67871" }