Anulohen fluturimet Rinas-Stamboll

Publikuar tek: ekonomi, më 13:28 29-06-2016 Anulohen fluturimet Rinas-Stamboll

Si pasojë e sulmeve të mbrëmshme në aeroportin Ataturk të Stambollit, ku si pasojë mbetën disa të vdekur dhe të plagosur, janë anuluar fluturimet.

Për këtë arsye, Turkish Airline ka anuluar zyrtarisht fluturimin e orës 9:25 të mëngjesit të ditës së sotme nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, Nënë Tereza. Po sot kjo linjë ka edhe një fluturim gjatë orës 21.00 të mbrëmjes, për të cilin pritet njoftim.

Sipas agjensisë Turkish Airline, anulimet mund të zgjasin deri në datë 5 korrik. Sipas tyre, në këto kushte aeroportet trefishojnë kushtet e sigurimit.

Sa i përket prenotimeve për pushime, agjencitë kryesore në vend si ATHS, Sava Tours dhe Union Travel pohojnë se nuk ka anulime të prenotimeve për Antalia. Madje sot në mëngjes është nisur edhe charteri i radhës. Sipas tyre kërkesa për prenotime në bregdetin turk është rritur me rreth 30%, ndërsa kjo shifër është më e lartë për rezervimet nga Prishtina.

Pavarsisht sulmeve të djeshme  agjensitë turistike nuk i kanë anuluar fluturimet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029065132141113
array(1) { ["section"]=> string(40) "anulohen-fluturimet-rinas-stamboll-44932" }