Anulohet konferenca e përditshme e Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli me ethe e temperaturë, dyshohet i infektuar me COVID-19

Publikuar tek: rajon, më 16:32 25-03-2020 Anulohet konferenca e përditshme e Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli me ethe e temperaturë, dyshohet i infektuar me COVID-19 Angelo Borrelli

Konferenca e përditshme e Mbrojtjes Civile në Itali, e cila zhvillohet në orën 18:00, është anuluar. Shkak është bërë gjendja shëndetësore jo e mirë e kreut të Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

Mediat italiane raportojnë se ai ka shfaqur që në mëngjes simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit (ethe dhe temperaturë).

Dyshohet se Borrelli mund të jetë infektuar me COVID-19, ndërkohë që pritet të dalë rezultati i testit të dytë, pasi testi i parë që iu bë para pak ditësh, rezultoi negativ.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084071159362793
array(1) { ["section"]=> string(138) "anulohet-konferenca-e-perditshme-e-mbrojtjes-civile-ne-itali-angelo-borrelli-me-ethe-e-temperature-dyshohet-i-infektuar-me-covid-19-200046" }