Anulohet për shkak të Covid-19 edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Tiranë

Publikuar tek: kulture-art, më 21:59 14-10-2020 Anulohet për shkak të Covid-19 edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Tiranë Foto ilustruese

Panairi i librit në Tiranë është anuluar për shkak të koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë të cilët thonë se Ministria e Shëndetësisë e ka ndaluar për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së virusit.

Edicioni i 23-të i panairit të librit ishte parashikuar të zhvillohej nga data 12-15 nëntor 2020.

Njoftimi i plotë:

Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës,

ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, ështe negative, për shkak të "rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi".
Ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë,

Grupi organizator

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti Meta vlerëson Shtëpinë Botuese “Buzuku” me Titullin “Naim Frashëri”
»
Article Logic
Execution time: 0.011995077133179
array(1) { ["section"]=> string(85) "anulohet-per-shkak-te-covid-19-edicioni-i-23-te-i-panairit-te-librit-ne-tirane-223801" }