Anuluan lundrimet për shkak të erës së fortë, nisen ditën e sotme dy tragetet e linjës Durrës-Bari

Publikuar tek: aktualitet, më 11:10 27-02-2020 Anuluan lundrimet për shkak të erës së fortë, nisen ditën e sotme dy tragetet e linjës Durrës-Bari

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se linja e trageteve Durrës-Bari do të ketë vonesa, për shkak të motit të keq.

Ndërsa dy tragete të linjës Durrës-Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar si pasojë e erës së fortë, janë nisur ditën e sotme.

Mësohet se dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbërritur në Portin e Durrësit në orën 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Autoriteti Portual Durrës:

Moti i keq, vonesa në nisjen e trageteve të linjës Durrës – Bari

Në kalata vijon përpunimi i anijeve me mallra

Dy tragetet e linjës Durrës – Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit.

Era e fuqishme gjatë natës së kaluar, vonoi për rreth katër orë edhe tragetin “AF Claudia”, i cili u nis drejt Ankonës pas një incidenti brenda basenit portual.

Ndërkohë, dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbërritur në Portin e Durrësit orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Moti i paqendrueshëm nuk ka ndikuar në përpunimin e anijeve tregtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067629814147949
array(1) { ["section"]=> string(104) "anuluan-lundrimet-per-shkak-te-eres-se-forte-nisen-diten-e-sotme-dy-tragetet-e-linjes-durres-bari-196614" }