Anxhela mohoi lidhjen, Mateus Frroku i bën lëmsh të gjithë me deklaratën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:30 15-04-2019 Anxhela mohoi lidhjen, Mateus Frroku i bën lëmsh të gjithë me deklaratën

Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku pak ditë më parë publikuan këngën e tyre 'Muza ime'. Kënga u prit mirë nga publiku, mirëpo, përveç kësaj ata u komentuan për një lidhje të mundshme dashurie.

Shkak për këtë u bë afrimiteti i tyre në klip. Megjithatë, pak ditë më parë, Anxhela e mohoi një lajm të tillë. Ajo u shpreh në 'Thumb' se Mateusin e ka mik që nga fëmijëria, ndërsa vuri theksin se ai është 5 vite më i vogël se ajo, dhe këngëtarja e preferonte partnerin më të madh në moshë.

Mirëpo, mbrëmë teksa dyshja ishin të ftuar në 'Be Caffe', Mateus i bëri lëmsh të gjithë me deklaratën.

Teksa u pyet kë zgjedh mes Anxhelës dhe Bujarit, këngetari u përgjigj: "Me Anxhelën njihemi që kur kemi qenë fëmijë. Me Bujarin gjithë bashkëpunimi ishte kënaqësi. Më takon të zgjedh Anxhelën, jo vetëm për faktin që është një mikeshë e vjetër, një vajzë fantastike, por është një dashuri e kohëve të fundit", tha ai.

"Ja këto thotë dhe i ngatërron njerëzit", ia ktheu Anxhela. Ndërsa më vonë i ngacmuar nga moderatori, Mateus tha: " Merreni si të doni'.

-640-0-5cb444c6957d2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026722192764282
array(1) { ["section"]=> string(78) "anxhela-mohoi-lidhjen-mateus-frroku-i-ben-lemsh-te-gjithe-me-deklaraten-160487" }