Apeli i 5 studentëve të mjekësisë specializantë në spitalet e burgjeve që kërkojnë rrogat

Publikuar tek: aktualitet, më 18:31 11-05-2017 Apeli i 5 studentëve të mjekësisë specializantë në spitalet e burgjeve që kërkojnë rrogat

Në redaksinë e newsbomb.al ditën e sotme ka mbërritur një letër e hapur e 5 studentëve specializantë që kanë lidhur kontratë me ministrinë e Drejtësisë për t’u paguar me 80 % të rrogës gjatë kohës së specializimit. Në kontratën e firmosur nga ata, thuhet se në fund të speclizimit specializantët do shërbejnë si mjekë deri në 5 vjet pranë spitaleve të burgjeve.

Përfaqsuesi i ligjor i 6 studentëve Av. Alban Duraj i është drejtuar redaksisë së newsbomb.al për të bërë publik shqetësimin e këtyre qytetarve që me ato rroga mbajnë familjet e tyre.

Më poshtë letra e plotë:

Tiranë, më 01.05.2017

L E T Ë R  E  H A P U R

Kërkues:               

  1. Enkeleda Kryeziu, e bija e Ismaili-it, lndur më 27.06.1986 në Elbasan, bauese në Tiranë, Rruga e “Durrësit”;
  2. Eriela Andoni, e bija e Maksim-it, lindur më 23.03.1983 në Gramsh, banuese në Tiranë, Rruga “Riza Cerova”;
  3. Vilma Hoxhallari, e bija e Kujtim-it, lindur më 22.04.1984 në Pogradec, banuese në Tiranë;
  4. Sonila Gozhita, e bija e Dëfrim-it, lindur më 11.04.1990 në Gjirokastër, banuese në Tiranë, Rruga “Qemal Stafa”;
  5. Sonil Marko, i birir i Petro-s, lindur më 15.03.1980 në Përmet, banues në Tiranë, Rruga “Hysni Gerbolli”;

*Kërkuesit përfaqësohen me prokurë të psaçme nga Av. Alban Duraj.

Drejtuar:                

                                Z. Petrit Vasili

                                Ministër i Drejtësisë.

                                Adresa: Bulevardi “Zogu i Parë”, Tiranë.

                     

Për Dijeni:              Z. Edi Rama

                                 Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

                                 Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

                                Z. Ilir Meta

                                Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

                                Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

                               

Objekti:           -       Kërkoj përmbushjen e detyrimit për kontratat e nënshkruara nga kërkuest

                                 dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Të nderuar Zotërinj!

Unë i nënshkruari Av. Alban Duraj, jam përfaqësues me prokurë i kërkuesve: Enkeleda Kryeziu, Eriela Andoni, Vilma Hoxhallari, Sonila Gozhita, Sonil Marko dhe Besa Hyka.

Të përfaqësuarit nga unë, ndjekjekin studimet e specializimit afatgjatë në fushën e mjekësisë, në programin e studimit të ciklit të tretë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Midis kërkuesve dhe Ministrisë së Drejtësisë e cila është përfaqësuar me autorizim nr. 60/4 datë 28.02.2017 nga Z. Miklovan Kopani, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve janë nënshkruar kontratat si mëposhtë:

  1. Enkeleda Kryeziu ka nënshkruar kontratën me nr. 2055/4 prot datë 07.03.2017;
  2. Sonil Marko ka nënshkruar kontratën me nr. 2055/6 prot datë 08.03.2017;
  3. Sonila Gozhita ka nënshkruar kontratën me nr. 2055/5 prot datë 08.03.2017;
  4. Vilma Hoxhallari ka nënshkruar kontratën me nr. 2055/2 prot datë 07.03.2017;
  5. Eriela Andoni.

Të gjashtë kontratat janë identike. Në nenin 1 të Kontratës përcaktohet se: “Ndjekja e studimeve pasuniversitare afatgjata mjekësore, si dhe shërbimi në Institucionet e varësisë të Ministrisë së Drejtësisë, pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të paktën 3 vjeçare, në Institucionet në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, në përpuhtje me legjislacionin në fuai, si dhe sipas nevojave institucionale të Ministrisë së Drejtësisë”.

Neni 5 i Kontratës përcakton  se “Të drejtat dhe detyrimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve” janë:

  1. Të lejojë mjeken specializantin të vazhdoj specializimin afatgjatë mjekësor, duke filluar nga data 20.03.2017 – 20.03.2021;
  2. Të krijojë kushte tpër arsimimin dhe kualifikimn e mjekes në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë;
  3. Të garantojë trajtimin financiar të mjekes gjatë periudhës së tudimeve në masën 80 % e pagës së mjekut, sipas legjislacionit në fuqi;
  4. Të marrë informacion periodik mbi mbarëvajtjen e studimeve të mjekes, që ndjek specializimet afatgjata mjekësore. Informacioni mbi mbarëvajtjen e studimeve si dhe rezultatet peridoike të studimeve depozitohen në dosjet përaktëse të specializantëve, të cilat administrohen nga Qendra Spitalore Universitare.
  5. Të emërojë në detyrë mjekun specializant, në strukturat e shërbimit shëndetësor për një periudhë të paktën 3 vjeçare, pas përfundimit të specializimit afat gjatë në programin e specializimit 2016 – 2017, sipas përcaktimeve në këtë kontratë.

Për sa i përket bazës ligjore kjo kontratë është hartuar, bazuar në nenin 659 e vijues, të Kodit Civil, Vendimit të Senatit të Universitetit të Mjekësisë me nr. 39 datë 20.06.2016 “Kuotat e specializimeve afatgjata për vitin akademik 2016 – 2017”, Rregulloren e specializimeve afatgjata të ciklit të tretë, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, miratuar me Vendimin e Senatit nr. 88 datë 16.11.2016, si dhe Udhëzimin nr. 62 datë 01.12.2016 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në programet e specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë në Universitetin e Mjekëssisë, Tiranë për vitin 2016 – 2017”.

Detyrimi i Ministrisë së Drejtësisë sipas nenit 5 pika c të kontratave që ka nënshkruar me kërkuesit është Të garantoj trajtim financiar të mjekut/mjekes gjatë periudhës së studimeve në masën 80 % të pagës së mjekut, sipas legjislacionit. Ky detyrim nuk është  realizuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ende, ndonëse kanë kaluar gati 2 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës dhe fillimit të punës nga kërkuesit. Detyrimi financiar i Ministrisë së Drejtësisë ndaj kërkuesëve përfshin periudhën nga nënshkrimi i kontratës – aktualisht.

Kërkuesit i janë drejtuar disa herë në mënyrë personale, po kështu edhe në mënyrë kolektive me kërkesa verbale dhe me shkrim institucioneve por nuk kanë gjetur zgjedhje. Pra, në rastin konkretë detyrimet kanë lindur nga kontrata e nënshkruar midis dy palëve. Nga ana e kërkueses, janë zbatuar me rigorozitet të gjitha kriteret e përcaktuara në kontratën e nënshkruar mes tyre. Ministria e Drejtësisë apo insitucioni ku kërkuesia po kryen specializimin nuk ka patur asnjë pretendim lidhur me detyrimet të cilat kanë marrë përsipër për t’i realizuar kërkuesia individualisht.

Kërkuesit janë familjare, ata jetojnë në shtëpi me qera, disa janë me kredi dhe në këto momente po e përballojnë jetesën vetë. Mospagimi në këtë periudhë i ka sjellë dëm të madhë ekonomik, pasi një nga arsyet që ajo ka zgjedhur këtë fushë specializimi ka qenë arsyea ekonomike.

Është absurde që specializantët të mos paguhen ndonëse ata kanë një kontratë me Ministrinë e Drejtësisë, aq më tepër që kanë një profesion shumë të dobishëm për shoqërinë.

I nderuar Z. Ministër,

duke qenë edhe mjek në profesion, Ju më shumë se kushdo tjetër do t’i kuptonit specializantet të cilët këtë periudhë po i shërbejën shoqërisë edhe pa u paguar.

Në këto kushte i nderuar Z. Ministër i Drejtësisë, ne kërkojmë përmbushjen e detyrimit që rrjedhë nga kontratat individuale të nënshkruar midis palëve.

KËRKUESE

  1. Enkeleda Kryeziu
  2. Eriela Andoni
  3. Vilma Hoxhallari
  4. Sonila Gozhita
  5. Sonil Marko

*Të përfaqësuar ne prokurë nga Av. Alban Duraj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LAJM I RËNDËSISHËM: Këto zona në Tiranë nesër do jenë pa drita
Tjetër masakër e rëndë ka “goditur” Sarandën, gjenden të ngordhur dhjetëra qen »
Article Logic
Execution time: 0.012891054153442
array(1) { ["section"]=> string(95) "apeli-i-5-studenteve-te-mjekesise-specializante-ne-spitalet-e-burgjeve-qe-kerkojne-rrogat-78303" }