Apeli i OKB për Arabinë Saudite të lirohen 60 gazetarët dhe shkrimtarët e burgosur

Publikuar tek: bota, më 21:20 02-01-2018 Apeli i OKB për Arabinë Saudite të lirohen 60 gazetarët dhe shkrimtarët e burgosur

Ekspertët për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, i kanë bërë thirrje Arabisë Saudite t’i japë fund “shtypjes”, së të drejtave të aktivistëve dhe të lirojnë dhjetëra persona të ndaluar nga muaji shtator, të cilët kanë ushtruar në mënyrë paqësore detyrën e tyre civile dhe politike.

Përmes një deklarate ata kanë dënuar “arrestimet dhe ndalimet” e rreth 60 figurave fetare, shkrimtarët, gazetarët, akademikët dhe aktivistët, duke u thirrur në ligje të ngjashme kundër terrorizimit dhe atë për ëështje të sigurisë në Arabinë Saudite, raporton Radio Europa e Lirë.

“Ne jemi dëshmitarë të persekutimit të mbrojtësve të të drejtave të njeriut, të cilët në mënyrë paqësore kanë ushtruar të drejtën e tyre për liri të shprehjes”, është thënë tutje në deklaratë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013659954071045
array(1) { ["section"]=> string(89) "apeli-i-okb-per-arabine-saudite-te-lirohen-60-gazetaret-dhe-shkrimtaret-e-burgosur-105216" }