Autoritet e policisë Angleze prej gati 2 javësh janë nën alarm, pasi një adoleshent shqiptar është konstatuar i zhdukur dhe nuk dihet gjë për të. Sipas asaj që raportojnë autoritetet britanike djali u pa për herë të fundit në zonën e njohur Seaford rreth dy javë më parë.
Djaloshi shqiptar Rajmond Dida i moshës 16 vjeç, është parë për herë të fundit rreth orës 18:45 të datës 8 maj në lindje të Sussex në Angli, thonë familjarët e tij.
Sipas eastbourneherald.co.uk, Dida mund të jetë drejtuar për në Kroydon, megjithatë familjarët dhe policia kanë bërë apel për këdo që e sheh në Angli të kontaktojë me autoritetet.