APELI PER ARTISTIN/ Jeta e vështirë e mjeshtërit të ahengut shkodran, 84 vjeçari jeton me mbesën e sëmurë dhe 130 euro pension

Publikuar tek: kulture-art, më 18:42 28-10-2017 APELI PER ARTISTIN/ Jeta e vështirë e mjeshtërit të ahengut shkodran, 84 vjeçari jeton me mbesën e sëmurë dhe 130 euro pension

Profesori duhet të marrë titullin “Mjeshtër i Madh” përpara nxënësve të tij që e kanë marrë.

Ky është apeli më i fundit që vjen nga qyteti plot traditë i Shkodrës, për këngëtarin e madh të ahengut shkodran, 84 vjeçarin Shyqyri Alushi, raporton newsbomb.al.

Dhe nuk është vetëm kjo. Duket se jeta e ka përballur dhe braktisur tinëzisht njeriun e më shumë se 400 këngëve shkodrane dhe të pavlerësuar nga asnjë autoritet. Dy njerëzit e afërt që kujdesen për të janë vajza e tij, dhe një mbesë që është e sëmurë dhe me karocë.

Jeton me një pension “qesharak”, 130 euro në muaj të cilat i harxhon për veten, por edhe për të gëzuar mbesën e tij të sëmurë.

Shkodra ia ka dhënë disa tituj, artist i merituar, apo edhe krenaria e qytetit. Por kaq, duket se nuk janë të mjaftueshme për njeriun që ka nxjerrë breza të mëvonshëm artistësh, të cilët janë vlerësuar me çmime më të larta nga autoritetet.

Ndaj gazetari shkodran, Agron Isufi, apelon që sa është gjallë Shyqyri Alushi të marrë titullin "Mjeshtër I Madh".

Që në moshën 13 vjeçare në skenë, dhe  me një mori tekstesh e këngësh të ahengut shkodran, duket se askush nuk I kthen sytë për artistin që çdokush duhet të kujtohet në gjallje.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073959827423096
array(1) { ["section"]=> string(130) "apeli-per-artistin-jeta-e-veshtire-e-mjeshterit-te-ahengut-shkodran-84-vjecari-jeton-me-mbesen-e-semure-dhe-130-euro-pension-97570" }