Apeli i Gjykatës Administrative ka rrëzuar kërkesën e Urdhrit të Infermierit për testimin e infermierëve.
Kërkesa e tyre konsistonte në anulimin e këtij testimi por Gjykata Administrative ka vendosur sot në favor të Ministrisë së Shëndetësisë, duke hedhur poshtë kërkesën për anulim.
Kreu i urdhrit të Infermierëve, Skënderi tha se nuk do dorëzohen dhe se infermierët do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Pak kohë më parë ministria e Shëndetësisë vendosi të shtynte testimin e infermierëve deri në një moment të dytë edhe pse vetë infermierët e kanë kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme bërjen e testimit duke pretenduar se kjo cënon integritetin e tyre dhe vë në dyshim profesionalizmin. / Newsbomb.al