Gjykata e Apelit Administrativ ka urdhëruar emërimin e gjyqtarit Florin Demollari duke rrëzuar kështu vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) i cili refuzoi emërimin e tij.
Në 12 nëntor KLGJ-ja refuzoi emërimin e Demollarit si gjykatës në Gjykatën e Lartë.
Pas ankimimit nga gjykatësi Florin Demollari në Gjykatën e Apelit Administrativ, Apeli ka vendosur që të rrëzojë vendimin e KLGJ-së dhe të emërojë Demollarin si gjyqtar.
Sipas burimeve nga KLGJ pritet që ky Këshill ta kundërshtojë këtë vendim në Gjykatën e Lartë.