Apeloi në media për ndihmë pas dhunës barbare nga burri, reagon menjëherë policia

Publikuar tek: aktualitet, më 23:59 01-09-2017 Apeloi në media për ndihmë pas dhunës barbare nga burri, reagon menjëherë policia

Pas denoncimit në rrjetet sociale të një gruaje 40-vjeçare, e cila kërkonte ndihmë të menjëhershme pasi ishte dhunuar barbarisht nga bashkëshorti, ka reaguar policia.

Shtetasja Merita Brama bëri apel për ndihmë urgjente në Facebook. Ajo pretendon se është dhunuar barbarisht nga i shoqi, i cili e ka qëlluar 40 herë me levë hekuri. Brama thotë se pas dhunës burri vijon ta kërcënojë me anë të personave të tjerë.

Policia njofton se ka intensifikuar menjëherë kërkimet për kapjen e Agim Isuf Doçit, personin e dyshuar ndaj dhunës së gruas së tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078339576721191
array(1) { ["section"]=> string(86) "apeloi-ne-media-per-ndihme-pas-dhunes-barbare-nga-burri-reagon-menjehere-policia-90913" }