Aplikacioni Stop-Informalitetit, Rama thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet

Publikuar tek: aktualitet, më 15:16 20-08-2019 Aplikacioni Stop-Informalitetit, Rama thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet Aplikacioni Stop-Informalitetit postuar nga kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo rast të informalitetit ta denononcojnë në aplikacionin Stop-Informalitetit.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri bënë me dije se sot është dita e parë e aplikacionit dhe deri tani janë bërë 59 denoncime.

Kryeministri shkruan se denoncimi është i fshehtë dhe konfidencial ndërkohë që rastet e denoncuara po ndiqen nga grupet e kontrollit tatimor në terren.

Postimi i plotë:

SUPER START

59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributin. Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor.

Shkarkoje në smartfonin tënd dhe mos i’a përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet.

Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar.

ZeroTolerancë ndaj abuzuesve

informalitet.jpg

Aplikacioni Stop-Informalitetit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071611404418945
array(1) { ["section"]=> string(86) "aplikacioni-stop-informalitetit-rama-thirrje-qytetareve-qe-te-denoncojne-rastet-175875" }