Aplikimi për ‘pagën e luftës’, ministrja Denaj: Ja sa biznese përfitojnë dhe sa para do marrin

Publikuar tek: politike, më 22:45 01-04-2020 Aplikimi për ‘pagën e luftës’, ministrja Denaj: Ja sa biznese përfitojnë dhe sa para do marrin Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, thotë se janë rreth 60 mijë biznese që pritet të përfitojnë nga “paga e luftës” që qeveria do të japë për t’ju ardhur në ndihmë bizneseve që kanë ulur qepenat si pasojë e koronavirusit.

“Nga llogaritjet tona rezultojnë se kemi rreth 60 mijë punonjës që do ta përfitojnë pagën e luftës. Ndërsa nga niptet active kemi 30 mijë biznese. Aplikimi duhet bërë nga bizneset por paga do u kalojë në llogaritë e punonjësve”, u shpreh Denaj në një intervistë për Eni Vasili.

E pyetur nga moderatorja si janë zgjedhur këto biznese, Denaj u shpreh “Kjo është zgjidhur duke parë se cilët biznese janë mbyllur nga kjo pandemi. Biznesi që është mbyllur nga kjo situatë do të përfitojë.”

Ndërkohë e pyetur se sa para do të përfitojë një punonjës që ka të paktën një pagë bazë 500 mijë lekë (të vjetra), Denaj tha se këta punonjës do të marrin pagën minimale, 260 mijë lekë (të vjetra).

Më tej, Denaj tha se të gjithë punonjësit e këtyre bizneseve do të përfitojnë këtë vlerë page.

“Po të gjithë punonjësit do të përfitojnë këtë vlerë. Duhet të kemi parasysh që në një situatë tjetër kjo nuk do të përfitohej”, përmbylli ministrja e e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010159015655518
array(1) { ["section"]=> string(97) "aplikimi-per-pagen-e-luftes-ministrja-denaj-ja-sa-biznese-perfitojne-dhe-sa-para-do-marrin-200991" }