Apple bën një njoftim të rëndësishëm rreth produkteve të saj, zemërohen miliona klientë

Publikuar tek: bota, më 15:11 17-04-2016 Apple bën një njoftim të rëndësishëm rreth produkteve të saj, zemërohen miliona klientë

Gjigandi amerikan i teknologjisë, Apple, sapo pranoi zyrtarisht se të gjitha produktet e saj janë të ndërtuara të kenë një jetëgjatësi nga tre deri në katër vite.

Kompania njoftoi se të gjitha pajisjet e saj, përfshi edhe aksesorë të ndryshëm dhe Apple Watch, mund të rezistojnë rreth 3-4 vite por ka raste edhe më gjatë, megjithatë Apple deklaroi se po bën gjithçka që të zgjasë jetëgjatësinë e tyre.

Edhe përsa i përket programit, kompania ofron suport për iPhone dhe iPad për gati tre vite, kryesisht me përditësime.

Fakti që Apple pretendon të shesë produkte të cilësisë së lartë me një çmim tepër të lartë, duke patur parasysh që këto produkte mund të prishen pas tre vitesh, ka inatosur miliona klientë të kompanisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074760913848877
array(1) { ["section"]=> string(92) "apple-ben-nje-njoftim-te-rendesishem-rreth-produkteve-te-saj-zemerohen-miliona-kliente-37912" }