Apple prezanton iPhone 11, Pro dhe Max, gjithçka duhet të dini (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:12 10-09-2019 Apple prezanton iPhone 11, Pro dhe Max, gjithçka duhet të dini (Foto) iPhone 11 Pro, foto: Verge

Apple ka prezantuar sot smartfonin e ri, iPhone 11 me dy kamera, procesor të ri dhe në disa variante ngjyrash.

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple ka prezantuar sot iPhone 11, dhe ashtu siç pritej, modeli i ri ka disa përmirësime por jo ndryshime rrënjësore nga paraardhësi.

Ky model i ri ka dy kamera, njëra me kënd më të gjerë që kap thuasje dyfish më shumë nga modeli i mëparshëm. Apple thotë se telefoni ka edhe opsionin e ri “Night Mode”, që mundëson realizimin e fotografive me cilësi tepër të lartë në errësirë.

fwegf4g3g.jpg

Ky model vjen në tre versione, iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Max. Çmimi për iPhone 11 nis nga 699 dollarë.

Përmirësim ka edhe jetëgjatësia e baterisë, me 1 orë më shumë se modeli XS. Ndërsa performanca e telefonit ka ndjerë një rritje të madhe falë procesorit të ri që Apple e quan A13 Bionic.

fgerhrthj5trj.jpg

Përmirësime kanë edhe sensorët si ai i vendndodhjes, Face ID tashmë funksionon më mirë.

Këto modele kanë edhe përmirësim të cilësisë së ekranit me Super Retina Display.

iPhone 11 Pro do të jetë me 3 kamera.

sdferge5rh45rh.jpg

sdfgegre45rh4h.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071358680725098
array(1) { ["section"]=> string(72) "apple-prezanton-iphone-11-pro-dhe-max-gjithcka-duhet-te-dini-foto-177988" }