Aprovohen 19 kandidaturat, këta janë emrat e atyre që synojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:22 25-01-2017 Aprovohen 19 kandidaturat, këta janë emrat e atyre që synojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Komisioni administrativ i Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e kritereve për prokurorët që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka vlerësuar se të gjithë aplikantët, në total 19, plotësojnë kushtet formale për të kandiduar për pozicionin e anëtarit në këtë strukture të re.

Në mbështetje të nenit 109/1, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Prokurori i  Përgjithshëm, me urdhrin nr.18  datë 17.01.2017, ngriti Komisionin administrativ për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga ana e kandidatëve prokurorë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).

Komisioni, i përbërë nga pesë anëtarë, në përfundim të kryerjes së verifikimeve të nevojshme dhe shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur prej kandidatëve, konstatoi se plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si më poshtë:

Nga Prokuroria e Përgjithshme

1. Anila Leka- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

2. Kostaq Beluri- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

3. Ramadan Troci- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Nga Prokuroritë e Apelit

4. Luan Kaloci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

5. Bujar Hoti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës

6. Arben Dollapaj- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

7. Besa Nikehasani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

Nga Prokuroritë e Shkallës së Parë

8. Adriatik Cama- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

9. Antoneta Sevdari- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

10. Arben Nela- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

11. Dritan Rreshka- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

12. Shpetim Kurti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

13. Besnik Muci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

14. Gentian Osmani- Prokuror pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

15. Besnik Cani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

16. Elsion Sadiku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë

17. Dritan Prenci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës

18. Arta Marku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

19.Vatë Staka – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

Në bazë të parashikimeve ligjore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët; 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhet nga 11 anëtarë, 5 prej të cilëve do të jenë jashtë strukturës së institucionit të Prokurorisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr me mjete të forta mes të rinjve në Shijak, plagosen dy prej tyre. 4 të arrestuar (Emrat)
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, 52 kandidatë në garë për 9 pozicione të institucionit që do përcaktojë ‘drejtësinë e re’ shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.010650873184204
array(1) { ["section"]=> string(99) "aprovohen-19-kandidaturat-keta-jane-emrat-e-atyre-qe-synojne-keshillin-e-larte-te-prokurorise-66609" }