Arabia dhe Emiratet kanë tre kushte për Katarin që të heqin embargon tregtare

Publikuar tek: bota, më 16:03 07-06-2017 Arabia dhe Emiratet kanë tre kushte për Katarin që të heqin embargon tregtare

Që prej 3 ditësh 5 vende arabe përfshirë këtu edhe Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmarrë një embargo tregtare kundrejt Katarit, me pretendim se ai po sponsorizon ISIS.

Por ditën e sotme këto vende kanë rritur presionin mbi Katarin, duke këmbëngulur se marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike nuk do të rivendosen derisa shteti i vogël i Gjirit të shkëpusë të gjitha ligjet me Vëllazërinë Myslimane, Hamasin palestinez dhe Iranin. Vëllazëria Myslimane është shpallur organizatë terroriste nga Egjipti, ndërkohë që ka lidhje të forta me Katarin. Ministri i jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, i cili ndodhet në Berlin për bisedime me homologun e tij gjerman të mërkurën, tha se Katari mohon financimet për grupet ekstremiste.

“Askush nuk dëshiron të dëmtojë Katarin Duhet të zgjedhë nëse do të lëvizë në një drejtim apo në një drejtim tjetër. Ne e ndërmorëm këtë hap me dhimbje të madhe në mënyrë që të kuptojmë se këto politika nuk janë të qëndrueshme dhe duhet të ndryshojnë “, u tha ai gazetarëve.

Ai pretendoi se Katari po dëmtonte Autoritetin Palestinez dhe Egjiptin në mbështetje të Hamasit dhe Vëllazërisë Myslimane.

“Ne duam të shohim Katarin të zbatojë premtimet që bëri disa vite mbrapa në lidhje me mbështetjen e grupeve ekstremiste, medieve të saj armiqësore dhe ndërhyrjes në çështjet e vendeve të tjera”, shtoi ai.

Ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash, kërcënoi me më shumë kufizime nëse ishte e nevojshme dhe tha se Katari duhej të bënte angazhime “të veshura me hekur” për të ndryshuar politikat për financimin e militantëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tre gra sulmojnë një tjetër në mes të rrugës
Trondit Putin: Askush nuk do të mbijetojë nëse do të ketë luftë SHBA-Rusi »
Article Logic
Execution time: 0.0096840858459473
array(1) { ["section"]=> string(83) "arabia-dhe-emiratet-kane-tre-kushte-per-katarin-qe-te-heqin-embargon-tregtare-81600" }