Arabia Saudite do ekzekutojë tre dijetarët e njohur pas Ramazanit

Publikuar tek: bota, më 20:21 27-05-2019 Arabia Saudite do ekzekutojë tre dijetarët e njohur pas Ramazanit

Tre dijetarë tepër të njohur po mbahen në Riad me akuzat e “terrorizmit”, dhe pritet të dënohen me vdekje, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Duke iu referuar burimeve zyrtare, agjencia mediatike “Middle East Eye”, bëri me dije se tre personat në fjalë, Sheik Salman al-Awdah, Awad al-Qarni, and Ali al-Omari, do të dënohen dhe do të ekzekutohen pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

Por kush janë tre dijetarët?

Al-Awdah është dijetar islam i njohur ndërkombëtarisht dhe i vlerësuar nga Kombet e Bashkuara si “reformist”, al-Qarni është predikues, autor dhe dijetar, ndërsa al-Omari është folës i njohur dhe i ndjekur nga miliona myslimanë në rrjetet sociale.

Al-Awdah ka qenë ndër të parët që ka kundërshtuar hapur Osama Binl Laden, pas sulmeve të 11 Shtatorit. “I them Osama Bin Laden. Sa gjak fëmijësh të pafajshëm, gra dhe burra civilë, është derdhur për shkak të Al-Kaeda?”, do të deklaronte ai në atë kohë.

Al-Omari, në rrjetet sociale bën thirrje për më shumë të drejta të njeriut. Ai gjithashtu mbështet dhe bën thirrje për më shumë të drejta për gratë. “Gratë duhet të dalin jashtë dhe të punojnë. Gruaja ka një prezencë në objektet e kultit, edhe në besim, ajo ka prezencë në shoqëri, sidomos në ditët e sotme”, ka thënë ai.

Al-Qarni, një dijetar tepër i njohur e ka përqënduar aktivitetin e tij gjatë kohëve të fundit lëvizjes Sahëa. “Ka korrupsion moral, ka dhe korrupsion menaxherial, korrupsion financuar dhe tiranë politikë.

Në rrjetet sociale, miliona myslimanë po bëjnë thirrje për lirminin e tyre. Në prill u ekzekutuan 37 sauditë, pjesa më e madhe aktivistë Shia të akuzuar për terrorizëm. Ndërsa qeveria saudite tha se ekzekutimet u kryen për të testuar se sa i madh do të ishte dënimi i këtyre ngjarjeve nga ndërkombëtarët. /Newsbomb.al

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013231992721558
array(1) { ["section"]=> string(72) "arabia-saudite-do-ekzekutoje-tre-dijetaret-e-njohur-pas-ramazanit-165926" }