Arabia Saudite, masa reformatore për rritjen e turizmit, lejon burra dhe gra të huaja të flenë në një dhomë hoteli, edhe pa qenë të lidhur me njëri tjetrin

Publikuar tek: bota, më 12:32 05-10-2019 Arabia Saudite, masa reformatore për rritjen e turizmit, lejon burra dhe gra të huaja të flenë në një dhomë hoteli, edhe pa qenë të lidhur me njëri tjetrin

Arabia Saudite vendosi të lejojë të huajt, burra dhe gra që të ndajnë të njëjtën dhomë hoteli dhe pa provuar se ata janë të lidhur me njëri tjetrin, pasi mbretëria konservatore myslimane lancoi një regjim të ri turistik vizash për të tërhequr pushuesit, raporton Reuters.

Gratë, duke përfshirë sauditet gjithashtu lejohen të marrin dhoma ato vetë, ndryshe nga rregulloret e mëparshme.

Lëvizja duket se i hap rrugën grave të pashoqëruara të udhëtojnë më lehtë dhe për vizitorët e pamartuar që të qëndrojnë së bashku, në vendin ku seksi jashtë martese është i ndaluar.

Komisioni saudit për turizmin dhe trashëgimninë konfirmoi një raport të premten në gazetën okaz duke shtuar: të gjithë shtetasit me kombësi saudite kërkohet të tregojnë ID përsonale apo të provojnë marrëdhënien në prenotimin e hoteleve. Kjo nuk kërkohet për turistët e huaj. Të gjitha gratë, duke përfshirë sauditet, mund të prenotojnë dhe të qëndrojnë në hotele vetëm, duke dhënë ID në check –in.

Arabia saudite hapi dyert javën e kaluar për turistë të 49 vendeve ndërkohë që pëpriqet të rrisë sektorin turistik dhe të diversifikojë ekonominë përvec eksporteve të naftës. Si pjesë e lëvizjes u dekretua që vizitorët nuk kanë nevojë të veshin rroba që i mbulojnë të gjithë, por mund të vishen në mënyrë modeste. Por alkoli mbetet i ndaluar.

Arabia Saudite ka qenë e mbyllur për dekada deri më tani për gratë dhe burrat që nuk kishin lidhje, duke përfshire edhe të huajt, dhe mund të ndeshkoheshin. Kode strikte sociale janë lancuar vitet e fundit.

Por me rregullat e reja, sipas Reuters, autoritetet pretendojnë rritjen e numrit të turistëve deri në 100 milionë deri në 2030.

Ndryshimet janë pjesë e planeve të princit të Kurorës Mohammed bin Salman për rritjen ekonomike dhe sociale dhe reformat në këto fusha. Planet e tij kanë marrë mbështetje ndërkombëtare, por imazhi i tij ishte dëmtuar së fundmi nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, një dissident i regjimit.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011009931564331
array(1) { ["section"]=> string(159) "arabia-saudite-masa-reformatore-per-rritjen-e-turizmit-lejon-burra-dhe-gra-te-huaja-te-flene-ne-nje-dhome-hoteli-edhe-pa-qene-te-lidhur-me-njeri-tjetrin-180883" }