Arabia Saudite përgatitet për varjen e klerikut opozitar

Publikuar tek: bota, më 20:22 14-05-2015 Arabia Saudite përgatitet për varjen e klerikut opozitar

Aktivistë të të drejtave të njeriut në mbarë botën po kërkojnë mëshirë për klerikun Sheik Nimr al-Nimr, i cili është dënuar me vdekje në Arabinë Saudite.

Dënimi ndaj tij u dha për shkak të pjesëmarrjes në protestat e minoritetit mysliman Shia në vitin 2011.

Komisioni për të Drejtat Islamike të Njeriut (IHRC) me bazë në Londër, i ka kërkuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara të ndërhyjë dhe të parandalojë ekzekutimin e al-Nimr.

Ai është një nga klerikët Shiitë më të respektuar në Arabinë Saudite, ku shumica e popullsisë prej rreth 18 milionë janë Sunni. Sheikh al-Nimr u arrestua në korrik të vitit 2012, ku policia e kapi në provicën Qarif pasi e qëlloi në këmbë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02338695526123
array(1) { ["section"]=> string(62) "arabia-saudite-pergatitet-per-varjen-e-klerikut-opozitar-11196" }