Arabia Saudite sulmon Jemenin, bombardon Ministrinë e Mbrojtjes

Publikuar tek: bota, më 22:36 10-11-2017 Arabia Saudite sulmon Jemenin, bombardon Ministrinë e Mbrojtjes

Avionë luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë sulmuar dy objektiva në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa.

Dëshmitarë dhe burime të pakonfirmuara kanë thënë se raketat e avionëve kanë qëlluar Ministrinë e Mbrojtjes ku raportohen të paktën katër persona të vrarë.

Sulmi vjen si kundërpërgjigje vetëm pak ditë pasi një raketë balistike e lëshuar nga rebelët Houthi në Jemen goditi aeroportin e Riyadh-it në Arabinë Saudite.

Lajmin për sulme me raketa në Sanaa e ka konfirmuar edhe media e rebelëve, Al-Masirah, duke raportuar se avionët janë parë të fluturojnë për disa çaste në qiellin e Jemenit pasi kishin goditur godinën e Ministrisë së Mbrojtjes. /Newsbomb.al

dgf3e4g4g4gh4hhjj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A ka jetë pas vdekjes? Shkencëtarja e shpjegon njëherë e mirë
Kundërpërgjigjet Rusia: Gazetarët amerikanë në Moskë, të regjistrohen si agjentë të huaj »
Article Logic
Execution time: 0.012959957122803
array(1) { ["section"]=> string(68) "arabia-saudite-sulmon-jemenin-bombardon-ministrine-e-mbrojtjes-99126" }