Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, është arrestuar nga Policia e Tiranës me akuzën e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur . Pasi është shoqëruar në komisariatin e Policisë, Stresi gjeti mënyrën për t’u arratisur duke u hedhur nga kati i dytë i komisariatit nr.3. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij.
Më herët, në Zonë e Lirë, Arkimed Lushaj kishte deklaruar se Shqipëria ishte bërë një vend i pajetueshëm dhe se ai nuk kthehej pa ikur e majta nga pushteti.
“Nuk jetohet më ketu.Unë s’kam probleme personale me Edi Ramën po Rama me shkatërroi biznesin në Durrës, një club shumë të madh të clin ai e shembi. Nuk kthehem në Shqipëri derisa Rama të ikë nga pushteti.”-ka thënë Stresi në Zonë e Lirë.