Arbana e quajti binjak, por shikoni si e uron Eduart Grishaj moderatoren për ditëlindje

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:51 07-05-2019 Arbana e quajti binjak, por shikoni si e uron Eduart Grishaj moderatoren për ditëlindje

Ditën e sotme, moderatorja e njohur Arbana Osmani feston ditën e lindjes por ajo nuk është e vetmja nga stafi i “Dua të të bëj të lumtur” që feston.

Edhe Eduart Grishaj, regjisori i këtij emisioni ka lindur në 7 maj. Një koinçidencë e këndshme që duket se i ka lidhur edhe më shumë me njëri tjetrin.

Arbana ka zgjedhur një mënyrë shumë të këndshme ta urojë Eduartin nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instastory duke e quajtur “binjakun” e saj, ndërsa e shoqëron urimin me emoji zemrash 

Nuk ka qëndruar në heshtje as regjisori i njohur i cili prej javësh flitet si i dashuri i Arbanës. Ai ka bërë një urim më të ndjerë dhe shumë të drejtpërdrejtë për moderatoren.

"Arsye për të festuar ditëlindjen. Edhe 100 e rralla", i shkruan ai në urimin emocionues, që shoqëron foton ku ata shfaqen bashkë, të lumtur dhe të qeshur.

 

 

Screenshot_10.jpg

 

 auto_Screenshot_11557224492.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026879072189331
array(1) { ["section"]=> string(93) "arbana-e-quajti-binjak-por-shikoni-si-e-uron-eduart-grishaj-moderatoren-per-ditelindje-163314" }