Arben Ahmetaj bën bilancin e rindërtimit: Në fund të shtatorit do të jemi në gjithë zonën e dëmtuar

Publikuar tek: politike, më 11:38 14-07-2020 Arben Ahmetaj bën bilancin e rindërtimit: Në fund të shtatorit do të jemi në gjithë zonën e dëmtuar Ministri Arben Ahmetaj

Ministri Arben Ahmetaj ka bërë një bilanc paraprak të procesit të rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nga mbledhja është bërë me kryeministrin Rama për dhënien e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Tiranë, të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit, Ahmetaj tha se në fund të shtatorit në të gjithë zonën e dëmtuara do të bëhet programi i fundit konkluziv i rindërtimit.

“Në fund të shtatorit në gjithë zonën e dëmtuar do të jemi në terren me programin e fundit konkluziv të rindërtimit. Doja të falenderoja donatorët. Jemi aktivë me 115 milionë euro. Aktiv me arsimin dhe trashëgimin kulturore.

Kemi KFV me tre shkolla, kemi qeverinë e Katarit me tre shkolla në Tiranë. Kemi qeverinë e Austrisë për të ndërtuar fshatin austriak. Me qeverinë turke jemi duke implementuar planin dhe do të njoftohen të gjithë banorët që do të shpronësohen.

Kemi përfunduar projektin në Spitallë dhe me Emiratete e Bashkuara. Janë dhe 12 shtete të tjera që kanë firmosur brenda fondit të zhvillimit. Kanë bashkuar fondet në 12.5 milioën euro. Do investojnë në infrastrukturë komunitare dhe në ndihmë të banorëve”, tha Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093419551849365
array(1) { ["section"]=> string(105) "arben-ahmetaj-ben-bilancin-e-rindertimit-ne-fund-te-shtatorit-do-te-jemi-ne-gjithe-zonen-e-demtuar-213788" }