Arben Derhemi del krah Bashës në selinë blu: Rama nuk pranoi të na takonte

Publikuar tek: politike, më 11:30 07-04-2018 Arben Derhemi del krah Bashës në selinë blu: Rama nuk pranoi të na takonte

Arben Derhemi, Lulzim Basha te selia blu

Në përfundim të takimit me kreun e PD, Lulzim Basha, aktori i njohur Arben Derhemi deklaroi për gazetarët se kryeministri Rama nuk ka pranuar t’i takojë artistët. Në krah të Bashës, Derhemi u shpreh se i kanë kërkuar takim Ramës, por nuk kanë marrë një përgjigje nga ky i fundit.

Më tej aktori theksoi se të hënën do të prezantohet edhe projekti i artistëve për Teatrin e ri Kombëtar.

“Ne e kemi kërkuar takimin me kryeministrin Rama, por nuk na është përgjigjur. Edhe takimi që bëri për projektin e ri ishte shumë formal kishte ftuar ca njerëz. Të hënën do ta shikoni projektin e artistëve është nga më të këndshmit. Unë mendoj se 95 % e artistëve janë të unifikuar kuptohet që ka edhe zëra ndryshe”, u shpreh Derhemi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028608083724976
array(1) { ["section"]=> string(80) "arben-derhemi-del-krah-bashes-ne-seline-blu-rama-nuk-pranoi-te-na-takonte-116022" }