Arben Frroku i tregoi të dashurës se çfarë të dëshmonte

Publikuar tek: aktualitet, më 06:43 30-06-2015 Arben Frroku i tregoi të dashurës se çfarë të dëshmonte Arben Frroku në gjykatë

Dalin fakte të reja, rreth çështjes së Arben Frrokut dhe gjykimit për vrasje të tij. Frroku është shpallur fajtor dje nga Gjykata e Apelit, duke marrë burgim të përjetshëm por aktualisht nuk është gjetur në banesën e tij.

Nga përgjimet që janë realizuar, del se Frroku ka këshilluar të dashurën e tij se si të dëshmonte në gjyq në favor të tij.

Sipas raportimit të gazetës ‘’Panorama’’, Arben Frroku ka sugjeruar bashkëjetuesen e tij se çfarë t’u thoshte policëve, pasi të ndodhte ngjarja. Mirëpo shpjegimet e Arben Frrokut dhe familjarëve të tij kanë ndryshuar gjatë hetimit dhe gjykimit, lidhur me arsyen pse Frroku shkoi në Greqi.

Fillimisht familjarët, ndër të cilët edhe vëllai i tij deputeti Mark Frroku nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim pse Arben Frroku shkoi në Greqi. Por një ditë më pas janë kujtuar se Frroku ka shkuar në Greqi, sepse kushëriri i tij Sokol Frroku kishte një gjyq.

Biseda telefonike e përgjuar, e datës 25.02.2013, në orën 00:00:07 mes Frrokut(që ishte në Selanik pas vrasjes) me numrin celular 0030697317...që përdorej nga dëshmitari Sokol Frroku në Greqi dhe bashkëjetueses së tij, dëshmitares Arte..G, me numër telefoni 06960...ku në bisedë e sipër i pandehuri i thotë: 'Nesër ka nji gjyq kushëriri im, nesër ishalla i prehet bo, për tjerat so tu plas k..., ato derrat vazhdojnë punën e vet''. "Pra i pandehuri i ka dhënë ''vijën e sjelljes'' bashkëjetueses Artenisa, e cila kur është pyetur në ditët në vijim këtë arsyetim ka shprehur para oficerit të Policisë Gjyqësore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Del intervista e Xherdan Shaqirit me Ilda Bejlerin, mediat zvicerane i konsideruan “të dashur”
Kultivoi drogë sëbashku me vëllain, kapet në flagrancë 30 vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.011628866195679
array(1) { ["section"]=> string(61) "arben-frroku-i-tregoi-te-dashures-se-cfare-te-deshmonte-14938" }