Arben Malaj paralajmëron fitoren e Fullanit në Strasburg: Vendime të tilla do t’i kushtojnë shqiptarëve qindra million dollarë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:48 09-12-2019 Arben Malaj paralajmëron fitoren e Fullanit në Strasburg: Vendime të tilla do t’i kushtojnë shqiptarëve qindra million dollarë

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Malaj ka paralajmëruar fitoren e ish-Guvernatorit Ardian Fullani, i cili ka paditur në Strasburg Këshillin Mbikëqyrës të Bankës dhe Parlamentin për shkarkim të padrejtë nga puna.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai shprehet se ka shumë raste kur vendimet jo në perputhje me ligjin do t’u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë qindra miliardë lekë.

Sipas Malajt, deputetët duhet të votojnë me përgjegjesi ndaj taksapaguesve, jo me besnikëri partiake dhe përulje ndaj kryetarëve të partive apo qeverive.

Kujtojmë që Gjykata e Strasburgut ka sjellë pyetjet nëse janë respektuar procedurat për Fullanin

Tre pyetjet që Strasburgu i drejton qeverisë shqiptare: e para është se a mund të pretendojë Fullani se është viktimë e një shkelje të Konventës dhe të nenit 34, në lidhje me gjetjet e gjykatave vendëse ndaj tij. Pyetja e dytë nga Stasburgu është nëse i ka shteruar Fullani të gjitha mjetet juridike efektive siç kërkohen nga neni 35 1 i Konventës në lidhje me ankesën e tij për nenin 8? Ndërsa pyetja e tretë e shtuar nga Stasburgu është nëse ka patur një shkelje të nenit 8  1 të Konventës?

‘Ka shume raste kur vendimet jo ne perputhje me hapat ligjore per kompani apo individe do tju kushtojne taksapaguesve shqiptare qindra milion dollare, euro apo miliarde leke. Deputetet duhet te votojme me pergjegjesine ndaj taksapaguesve jo me besnikeri partiake dhe perulje udheheq-dashese ndaj kryetareve te partive apo qeverive. Dite te mbare Arbeni’, shkruan Malaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.091919898986816
array(1) { ["section"]=> string(132) "arben-malaj-paralajmeron-fitoren-e-fullanit-ne-strasburg-vendime-te-tilla-do-t-i-kushtojne-shqiptareve-qindra-million-dollare-188867" }