Arben Malaj: Pezullimi im nga detyra, ‘tërmet’ politik! Do ta apeloj (Tregon kur ka nisur debati me Ramën)

Publikuar tek: politike, më 23:09 09-12-2019 Arben Malaj: Pezullimi im nga detyra, ‘tërmet’ politik! Do ta apeloj (Tregon kur ka nisur debati me Ramën) Arben Malaj, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Arben Malaj, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka folur për pezullimin e tij nga detyra, nga kryeministri Rama, pas kritikave publike ndaj qeverisë për tërmetin e 26 nëntorit.

I ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Malaj e quajti pezullimin e tij nga detyra një “tërmet” politik, ndërsa tha se debati i tij me Ramën është i hershëm. Më tej, profesori i ekonomisë është shprehur se Karrigen mund t’ja marrin, por integritetin jo.

"Nuk është hera e parë. Kërkesën e parë për shkarkimin tim si Ministër i Financave e ka bërë Saliu i parë, por nuk shkoi fare në parlament sepse kryeministri Fino nuk e mori fare parasysh dhe Komiteti Ndërkombëtar më kishte vlerësuar si partnerin më serioz  për eliminimin e piramidave nga ekonomia shqiptare. Kjo është historia e dytë me Ramën, që ripropozon të më heqë nga bordi i Bankës së Shqipërisë. Kur u diskutua për masat e tërmetit dhe shkaqet e tërmetit u thanë se u dëmtuan ato institucione që kishin probleme strukturore, të kolonave strukturore, ai ishte tërmet natyror.

Ndërsa ky tërmet është politik që ka probleme në kolona strukturore morale, jo fizike kështu që debati im me Ramën është i hershëm. Unë kam për detyrë ta them si anëtarë i Bankës së Shqipërisë që ta deklaroj. Ne duhet të flasim përditë, unë kam të drejtat e mia si individë. Këto të drejta nuk m'i heq njeri, janë të drejta universale. Problemi është që karrigen e merr, po integritetin tim s'e merr dot", është shprehur Arben Malaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077199935913086
array(1) { ["section"]=> string(106) "arben-malaj-pezullimi-im-nga-detyra-termet-politik-do-ta-apeloj-tregon-kur-ka-nisur-debati-me-ramen-188915" }