Arben Ristani bëhet baba: “Familjen se mban gjaku, por dashuria”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:23 31-01-2015 Arben Ristani bëhet baba: “Familjen se mban gjaku, por dashuria” Arben Ristani me bashkëshorten Alketa Zazo

Arben Ristani, deputeti i Partisë Demokratike është bërë baba për herë të dytë. Ristani, së bashku me gruan e tij Alketën, kanë birësuar një djalë prej dy muajsh, të cilin e kanë quajtur Tomas.

“Unë kam një vajzë nga martesa e parë, Nensin, e cila mbush 20 vjeç këtë vit. Kam shijuar çdo ditë e muaj të jetës së Nensit, duke qenë pranë saj për ta edukuar, për ta mbështetur e dhënë dashuri. Jam I lumtur se Nensin e shoh të gatshme sot të përballojë sfidat e jetës, e ndaj e pranoj natyrshëm dëshirën e saj për të qenë e pavarur sot. Kemi dashur prej kohësh të bëjmë një vëlla apo motër për Nensin dhe më në fund vendosëm të birësonim një fëmijë. E vendosëm dhe u ndjemë shumë mirë: jo vetëm se ne do të sillnim një jetë të re, një dashuri të re në shtëpinë tonë por do t’I jepnim një fëmije mundësine e një familjeje”, rrëfen Ristani për “Panorama Plus”.

Ristani me të birin, Tomasin

Bashkëshortja e tij Alketa që punon si mjeke tek UNICEF-i duket se ka qenë edhe një nxitje më shumë për të marrë një vendim të tillë.

Alketa Zazo, bashkëshortja e Ristanit

“Është një ndjesi e jashtëzakonshme, isha i ri kur u bëra baba për herë të parë, por tani duket si një eksperiencë krejt tjetër, ndiej më shumë përgjegjësi. Modifikuam edhe shtëpinë, në mënyrë që djali ynë të rritet sa më mirë, zëvendësuam pllakat me parket, hoqëm mobiljet që bartnin rrezik, bëmë izolim më të mirë dhe dhomën e tij. Tomas, edhe pse pa fjalë, na tregon se ka shumë dëshirë të rrijë me ne dhe vajzën, Nensin. Mua më erdhi shumë natyrshëm që në fillim t’I thoja “Hajde te babi!”. Tani mezi pres që të shkoj shpejt në shtëpi dhe darkave nuk dal më si dikur. Shkoj në shtëpi, e shoh që më qeshm që më kap dorën, që do të luajë dhe ndihem me fat. E kuptoj se ai është aty që të na tregojë se familjen nuk e mban gjaku, por dashuria. Është një eksperiencë që do ua sugjeroja jo vetëm atyre që s’kanë fëmijë, por edhe atyre që kanë”, përfundon Ristani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071139335632324
array(1) { ["section"]=> string(65) "arben-ristani-behet-baba-familjen-se-mban-gjaku-por-dashuria-1990" }