Arben Ristani, i dënuar me 5 muaj burg për dhënie vendimi të padrejtë si gjykatës

Publikuar tek: aktualitet, më 08:41 03-04-2015 Arben Ristani, i dënuar me 5 muaj burg për dhënie vendimi të padrejtë si gjykatës

Arben Ristani ka qenë i dënuar në vitin 1994 me 5-muaj burg. Në muajin mars 1994, Ristani është arrestuar dhe për këtë gjë është mbajtur edhe një procesverbal. Në procesverbal shkruhen edhe sendet personale të të arrestuarit, të cilat janë mbajtur nga policia në komisariat: orë elektronike, çelësa dhe një thikë e vogël. Këto dokumente u bënë publike nga deputeti i PS-së, Taulant Balla.

Ristani ka qenë i dënuar për dhënie të vendimit ‘’të padrejtë’’, në kohën që ka qenë gjykatës pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë. Çështja që ka gjykuar Ristani, ka patur të bënte me bllokimin e sekuestrimin e një malli mes paditësve Nikollaq Shtëmbari dhe Anton Jani dhe të paditurit Drejtoria Financiare e Policisë Tiranë dhe Policinë Financiare Durrës

Edhe dje në Parlament është përmendur rekordi kriminal i Ristanit. Deputeti i PS-së Taulant Balla ka lexuar në foltoren e Kuvendit një vendim të Gjykatës më 18/11/1994, e cila sipas tij vërteton dënimin për sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Arben Ristanin. Balla duke cituar dokumentin tha se: “Gjykata mori vendimin, për shpalljen deklarim fajtor të Arben Ristanit duke e dënuar me 5 muaj heqje lirie.”

Kjo deklaratë e Ballës ka nxitur reagimin e Ristanit, i cili duke konfirmuar vërtetësinë e atij dokumenti tha se: “21 vite më parë ka patur një akuzë të padrejtë ndaj meje, megjithatë ajo përfundoi siç përfundojnë të gjitha padrejtësitë.”

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani iu është përgjigjur akuzave duke deklaruar se nuk ka asnjë defekt në rekordet e punës. “Unë nuk kam asnjë defekt në rekordet e mia të punës”, tha dje Ristani.

 

 

arbenristaniprocedimok

Procesverbali i arrestimit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Idioti” shqiptar, foto në Twitter me “një mal me para”, kapet për trafik droge
Alban Eftimi dhe Atelier 4, firma që po bën “Loro Boriçin”. I preferuari i Ramës merr projektet kryesore »
Article Logic
Execution time: 0.01331901550293
array(1) { ["section"]=> string(85) "arben-ristani-i-denuar-me-5-muaj-burg-per-dhenie-vendimi-te-padrejte-si-gjykates-7692" }