Arben Ristani kritikon Bashën: Strategjia anti-sistem e opozitës është e dështuar

Publikuar tek: aktualitet, më 18:16 02-09-2019 Arben Ristani kritikon Bashën: Strategjia anti-sistem e opozitës është e dështuar Arben Ristani dhe kreu i PD, Lulzim Basha

Arben Ristani ka sulmuar ashpër kreun e PD, Lulzim Bashën duke deklaruar se strategjia anti-sistem e përzgjedhur nga opozita është e destinuar të dështojë.

Sipas Ristanit, me anë të kësaj strategjie të gabuar PD po i jep mundësinë Ramës që të ketë në dorë të gjitha pushtetet dhe t’i krijojë hapësira krimit, si dhe të shkatërrojë të ardhmen e fëmijëve të këtij vendi.

Me anë të postimi në rrjetin social Facebook, Ristani ka theksuar se  e vetmja mundësi për të përmirësuar gjendjen, është rikthimi i opozitës në sistem dhe qëndrimi i saj ndaj reformës në drejtësi.  

Postimi i plotë:

Nxjerrja e vendit nga qorsokaku politik, nga impasi i sistemit, i cili nxit ne menyre artificiale krizen ne cdo fushe, ne nje vend demokratik, ka vetem nje ilac baze: opoziten e vertete, te fuqishme, parimore, te njerezve te ketij vendi, te perfaqesuar nga kontributore te besueshem publik.

Interesi themelor i cdo shqiptari eshte, te ruaje demokracine si sistem politik.

Strategjia e PD, per te mundur Ramen dhe Rilindjen, nepermjet daljes nga sistemi, rezulton te jete rruge e gabuar. Kjo, jo se Rama dhe krimi jane te forte dhe te pathyeshem, perkundrazi, Rames i ka mbaruar koha morale per te qeverisur.

Eshte strategjia antisistem, e ndjekur nga opozita, ne thelb e gabuar dhe e destinuar te deshtoje, e cila i jep Rames mundesine te kete ne dore te gjitha pushtetet dhe t’i krijoje hapsira krimit, te shkaterroje dhe zhvate pasurite e shqiptareve dhe te ardhmen e femijeve tane.

Rikthimi i opozites ne sistem, tashme, ne kete faze ku ndodhemi, nuk behet me pretendime, por me veprime qe provojne qenien pro sistem.

Prova kryesore sot, pro sistem, eshte qendrimi ndaj reformes ne drejtesi dhe kontributi konkret per ta mbeshtetur ate, per ta permiresuar ate, dhe per te mirpritur rezultatet e saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027834892272949
array(1) { ["section"]=> string(87) "arben-ristani-kritikon-bashen-strategjia-anti-sistem-e-opozites-eshte-e-deshtuar-177097" }