Arbion Aliko merret në pyetje, i qetë pranë avokatit duke e dëgjuar me kujdes

Publikuar tek: aktualitet, më 10:52 30-06-2015 Arbion Aliko merret në pyetje, i qetë pranë avokatit duke e dëgjuar me kujdes Arbion Aliko në gjykatë

Merret në pyetje në gjykatë, Arbion Aliko, një nga të dyshuarit e organizimit të sulmit ndaj policisë që i mori jetën efektivit të forcave RENEA, Ibrahim Basha. Aliko është pyetur edhe për ngjarjen e 1 viti më parë, kur policia është futur në Lazarat. Ai është lënë në burg, me masën e sigurisë ''arrest me burg'' për ngjarjen e një viti më parë.

Aliko është parë në sallën e gjyqit të flasë në qetësi me avokatin e tij, duke e dëgjuar me vëmendje, para se seanca të nisë.  Gjithashtu ai edhe ka folur vetë, kur avokati është afruar te kafazi i hekurt. Arbion Aliko nuk ka dashur të japë asnjë shpjegim para gjykatës.

Arbion dhe Alban Aliko, dy vëllezërit  u arrestuan disa ditë pasi ndodhi vrasja e efektivit në Lazarat, me ndërmjetësinë e të atit të tyre, Adil Aliko. Sipas komunikimit të avokatit të tyre ata nuk e kanë pranuar se kanë qenë organizatorë të sulmit ndaj policisë. Përveç tyre janë arrestuar edhe disa të rinj të tjerë, ndër të cilët, Klodian Selimi, Dervish Gaba, Elvis Boçi të cilët kanë marrë masën e sigurisë ‘’arrest me burg’’. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plagosje me armë pranë ish-Kombinatit, autorët largohen
Ndryshojnë drejtuesit e disa komisariateve në Tiranë, ja emrat e rinj »
Article Logic
Execution time: 0.012377023696899
array(1) { ["section"]=> string(82) "arbion-aliko-merret-ne-pyetje-i-qete-prane-avokatit-duke-e-degjuar-me-kujdes-14971" }