Një ngjarje e rrallë është shënuar në një ndeshje futbolli në Arabinë Saudite, ku një futbollisti i është ndaluar të luajë për shkak të modelit të tij të flokëve.
Teksa ai është futur në fushë, arbitri e ka thirrur dhe i ka thënë se nuk mund të luajë me atë model flokësh, pasi “është jo-islamik”. Futbollisti mbante një model flokësh mohikan që sipas arbitrit ndikon për keq te edukata e fëmijëve që shikojnë ndeshjen.
Ai është detyruar të dalë jashtë fushe ku i është nënshtruar nëj qethje të shpejtë, pasi fatmirësisht dikush kishte me vete gërshërën.