Arbri Çekaj: Droga jo e imja. Kush e ka porositur... do kthehem në Shqipëri

Publikuar tek: barometri, më 08:21 02-03-2018 Arbri Çekaj: Droga jo e imja. Kush e ka porositur... do kthehem në Shqipëri

Ka reaguar për herë të parë biznesmeni Arbri Çekaj i akuzuar si porositësi i 613 kilogram kokainë që u kapën ditën e djeshme në portin e Durrësit, në një konteiner me banane të porositura nga firma e tij "Arbri Garden".

Çekaj ka mohuar të ketë lidhje me ngarkesën e madhe të drogës. Në një lidhje telefonike me “News24” biznesmeni ka thënë se porosia e bananeve është bërë prej tij, por jo ngarkesa e drogës.

Sipas Çekaj, trafikantët përdorin shpesh kompani frutash për trafikun e drogës nga Amerika Latine. Biznesmeni, që aktualisht ndodhet në Gjermani dhe është shpallur në kërkim, ka thënë se do kthehet në Shqipëri për t’u përballur me akuzat. Çekaj tha se policia shqiptare duhe të kishte pritur shkarkimin e bananeve në magazinën e tij, për të parë se ku do të shkonte më pas droga, e për të kapur kështu porositësin e vërtetë.

Deklarata:

Jam në një situatë të pafavorshme që nuk ka asnjë lidhje as me komapninë time as me mua. Unë jam një biznesmen modest. Hedh poshtë të gjitha hipotezat që janë në media në Shqipëri. janë spekulime, do vij në Shqipëri dhe do përballem. Që nga viti 2012 unë jam regjistruar në QKR, dhe kompania ime është shumë modeste. Unë nuk kam asnjë lidhje me drogën e kapur. Po spekulohet shumë në media se kush e ka porositur drogën. Unë kam porosti dhe porosit çdo javë bananen që nuk bëhet në shqipëri për fat të keq, dhe portokallen nga Argjentina. Nuk kam asnjë lidhje me drogën.

Nëse do të futeshin të gjithë në burg pronarët e kompanive ‘Chiquita’ etjera... nuk do kishim asnjë frut për ë shitur në treg. Unë kam një kontratë me një nga firmat më serioze në Kolumbi. Porosit arka me ftura. Aty asnjë person nuk është kapur në flagrancë. Është shkarkuar kontenieri i parë, na kanë lënë me orë të tëra, Donaldi ka shkuar aty thjeshtë në mungesën time. Unë nuk kam ansjë kamion aty. Policia do priste të shkarkohej kontenieri, do iknin furtat dhe policia do gjente ku do të shkonte droga. Ky është problemi që duhet tua shpjegoj. Konteineri ndalon aty 23 minuta dhe kthehet në port ose ku t’i kenë ata punë. Kontenieri nuk është i “Arbi Garden”.

Nuk ka si të shkarkohet kontenieri me banane aty, shkarkohet dhe pastaj kthehet mbrapsht, nuk rri aty dhe s’ka pse të rrijë aty se nuk është prona ime. Zotëri unë në javë porosit 4 deri në 6 kontenierë banane. Më shumë se 300 mijë arka në vit vetëm nga Kolumbia.

Sipas jush çfarë ka ndodhur?

Nëse do ta dija unë do isha më i zgjuari i botës.

Ju keni dyshime?

Të gjithë e dinë se nga vendet latine ka probleme me drogën. Të gjithë kriminelët ose trafikantët përdorin kompani siç është “Arbri Garden” për të bërë transportin e drogës. Unë di të them vetëm një gjë, kontenieri nuk ka qenë ngarkuar për te unë. Vetëm frutat janë ngarkuar në Kolumbi dhe janë për mua. Kontenieri do të kthehej prap dhe nuk e di se ku mund të ikte.

Unë nuk arratisem, unë kam ikur nga Shqipëria por jo nga Rinasi, unë jetoj në Shqipëri dhe arsyeja ime ishte familjare. Jam larguar bashkë me bashkëshorten diku nga e shtuna apo të dielën. Ju këroj publikisht ju dhe të gjithë kolegëve tuaj të lutem mos përhapni lajme Fake Neës.

Do kthehem dhe kam kapur një avokat në Gjermani. Policia duhet të kishte pritur të shkarkoheshin frutat dhe të shikonte se ku do shkonte më pas droga.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.098694086074829
array(1) { ["section"]=> string(77) "arbri-cekaj-droga-jo-e-imja-kush-e-ka-porositur-do-kthehem-ne-shqiperi-111954" }