“Arbri Garden”, kompania në pronësi të biznesmenit Arbër Çekaj që importon fruta ekzotike nga Amerika Latine rezulton të jetë kapur me 90 kilogram kokainë në vitin 2015.
Sipas policisë ngarkesa me 90 kg kokainë u kap në Ekuador në kontenjerin me banane, që ishte porositur nga "Arbri Garden".
Pas referimit të policisë, prokuroria filloi hetimet për ngarkesën me kokainë. Prokuroria dërgoi letërporosi në Ekuador por autoritetet e këtij vendi nuk kthyen përgjigje. Për shkak të mungesës së përgjigjes dhe kalimit të afatit ligjor dosja u pezullua në prokurori.