Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj në Elbasan, nga momenti në moment pritet ndërhyrja e RENEA-s që ndodhet pranë derës së 71-vjeçarit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:15 24-09-2020 Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj në Elbasan, nga momenti në moment pritet ndërhyrja e RENEA-s që ndodhet pranë derës së 71-vjeçarit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj janë nisur drejt Elbasanit.

Prej 4 orësh 71 vjeçari Lefter Zhidru është mbyllur në banesën e tij dhe po qëllon me armë kallashnikov drejt policisë, ndërsa më herët ka lënë të plagosur edhe dy kalimtarë të rastit.

Ndërkohë nga moment në moment pritet edhe ndërhyrja e forcave RENEA, të cilët ndodhen në katin e dytë, para derës ku është mbyllur 71 vjeçari.

Policia ka tentuar ta bindë Lefter Zhidrun të dorëzohet, ndërsa thirrje drejt 71 vjeçarit përmes telefonit ka bërë edhe vajza e tij e mitur, por pa patur sukses. Ajo ndodhet pranë efektivëve dhe asistohet nga një psikologe. Herë pas here vajza e vogël thërreth nga poshtë pallatit babain e saj që të vetëdorëzohet.

Sakaq, mësohet se i moshuari ka kërkuar të takojë djalin e tij. Burime nga policia bëjnë me dije se atij i është shkëputur energjia elektrike dhe se mund të ndërhyhet me gaz lotsjellës, që më pas të bëhet i mundur neutralizimi i tij.   

Lexo edhe: 2 të plagosur në Elbasan/ I tha gruas ‘ku ishe’, si nisi sherri mes 71 vjeçarit që më pas humbi ‘toruan’ dhe qëlloi breshëri me kallash

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010509967803955
array(1) { ["section"]=> string(130) "ardi-veliu-dhe-tonin-vocaj-ne-elbasan-nga-momenti-ne-moment-pritet-nderhyrja-e-reneas-qe-ndodhet-prane-deres-se-71-vjecarit-221524" }